Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu po përpiqet t’i bindë kundërshtarët e tij nga formimi i një qeverie, ndërsa po synon ta mbajë pushtetin, raporton BBC.
Lideri i partisë centriste Yair Lapid ka deri të mërkurën kohë për të krijuar një koalicion qeverisës.
Mediumet izraelite raportojnë se ai është afër arritjes së marrëveshjes me liderin ultra-nacionalist Naftari Bennett.
Netanyahu, që është kryeministri me shërbimin më të gjatë në izrael, dështoi të fitonte shumicën e votave në zgjedhjet në mars, të katërtat në dy vjetët e fundit.
Siç njofton BBC, Lapid është afër arritjes së marrëveshjes për të formuar Qeverinë e re.
Netanyahu, që po përballet me akuza për mashtrim, ka qenë në pushtet për 12 vjet dhe ka dominuar skenën politike në Izrael. Atij së pari iu dha mundësia të formoi koalicionin qeverisës, por nuk arriti të siguronte marrëveshje.
Partia e Lapidit, Yesh Atid, që doli e dyta në zgjedhje prapa Likudit të Netanyahut, ka kohë deri më 2 qershor për formimin e Qeverisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.