Botë

Merkel dhe krerët e shteteve federale gjermane diskutojnë vaksinimin e fëmijëve

Angela Merkel
FOTO: AP
 

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe krerët e 16 shteteve federale gjermane u takuan në mbrëmje për të diskutuar strategjitë e ardhshme të vaksinimit kundër COVID-19, përfshirë nëse do t’ua ofrojnë vaksinat edhe fëmijëve.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka mbështetur idenë e vaksinimit kundër COVID-19 për fëmijët mbi moshën 12 vjeç, sa më shpejt të jetë e mundur.