Botë

Bideni fton Izraelin dhe palestinezët për armëpushim

Foto: AP
 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është shprehur pro një armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve në Gaza, pas tetë ditës dhune. Biden i tha kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se SHBA-ja po punon me Egjiptin dhe vendet tjera për ndalimin e luftimeve.

Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, Bideni “inkurajoi Izraelin që të bëjë çdo përpjekje për të siguruar mbrojtjen e civilëve të pafajshëm”, shkruan BBC.