Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Perëndimi i Indisë goditet nga cikloni Tauktae

Shteti perëndimor i Indisë, Gujarat, pritet të goditet nga cikloni Tauktae, që raportohet se është stuhia më e fuqishme që e ka goditur rajonin që nga viti 1998.

Së paku gjashtë persona kanë vdekur e mijëra janë evakuuar në dy ditët e fundit pas reshjeve të shumta të shiut të përcjella nga stuhia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Departamenti meteorologjik ka njoftuar se stuhia po intensifikohet për në “stuhi ekstreme ciklonike”.

Cikloni vjen në kohën kur India është goditur nga vala e dytë e pandemisë COVID-19 që ka stërngarkuar sistemin shëndetësorë.

Stuhia pritet të prej Gujaratin të hënën mbrëma me shpejtësi deri 160 kilometra në orë. Si Gujarati ashtu edhe Maharashtra janë në nivelin më të lartë të alarmit.