Epidemiologu kryesor i Indisë, Shahid Jameel, ka dhënë dorëheqje nga Organi Këshillimor për pandeminë, pak javë pasi vuri në pikëpytje mënyrën sesi Qeveria indiane po e lufton koronavirusin. Sipas Reuters, Jameel ishte kryesues i Organit, i njohur si INSACOG, derisa nuk dha arsye për dorëheqjen.
“S’jam i detyruar të jap arsyen e dorëheqjes”, ka thënë ai për agjencinë britanike të lajmeve.
India tash e disa javë po përballet me rritje të rasteve të vdekjeve nga koronavirusi dhe mungesë të oksigjenit. Autoritetet janë detyruar që trupat e të vdekurve t’i djegin për shkak të mungesës së hapësirave për varrim.
Artikuj të ngjashëm
-
12 ministra indianë japin dorëheqje
-
Mësuesi i jogës në Indi thotë se mjekësia moderne rriti rastet e vdekjeve nga COVID-19
-
India e kalon shifrën e 300 mijë të vdekurve nga COVID-19
-
India shënon më shumë se 4,000 vdekje ditore nga COVID-19
-
Fauci: Vetëm mbyllja totale e frenon përhapjen e COVID-19 në Indi