Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, është vënë nën presion të madh për të zbatuar mbyllje kombëtare, shkaku se vendi po përballet me shpërthimin më të madh botëror të Covid-19.
India ka raportuar vetëm të hënën më shumëse 366 mijë raste të reja me të infektuar. Është hera e parë që numri i rasteve ditore ka rënë nën 400 mijë sosh që prej 6 majit. Prej shpërthimit të pandemisë, India ka regjistruar më shumë se 22 milionë infektime.
Megjithëse, më shumë se gjysma e shteteve dhe territoreve indiane kanë nisur zbatimin e mbylljeve për ta frenuar valën e dytë, po shtohen thirrjet edhe ndërkombëtare që të zbatohet mbyllje totale e vendit.
Krye-eksperti i shëndetit publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anthony Fauci, ka vlerësuar se India duhet të mbyllet. Ai ka thënë se vetëm izolimi kombëtar ndërpret zinxhirin e bartjes së virusit.
Sipas Faucit, mbyllja është masa e vetme për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Në një intervistë tjetër për CNN, Fauci ka thënë gjithashtu se duhet të shqyrtohet mundësia që kohëzgjatja e mbylljes të jetë katërjavëshe.
-
Bota rrezikon të mbërthehet nga varianti “shpërthyes” indian
-
Opozita kërkon izolim mbarëkombëtar, pas rëndimit të pandemisë në Indi
-
Bie lehtësisht numri i rasteve me COVID-19 në Indi
-
India regjistron vdekje rekord nga COVID-19 brenda 24 orëve të fundit
-
India në gjendje të rëndë nga pandemia, spitalet e mbingarkuara