Kryetari i Parlamentit, njëherësh ish-presidenti i Maldives, Mohamet Nasheed, është dërguar në Gjermani për trajtim të mëtutjeshëm, pas atentatit ndaj tij javë më parë.
Nasheed është mbajtur në kujdes intensiv pasi ishte plagosur rëndë nga një shpërthim i një bombe shumë afër veturës së tij, më 6 maj në kryeqytetin e Maldives, Male.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNgjarja e rëndë ka ndodhur pak pasi Nasheed kishte dalë nga shtëpia kur një bombë e instaluar në një motoçikletë pranë veturës së tij kishte shpërthyer. Lëndime përveç tij, kishin marrë edhe një prej truprojave dhe një kalimtar i rastit.
Kryeparlamentari i është nënshtruar një operacioni të rëndë 16-orësh, për t’iu larguar copëzat e bombës nga mushkëritë, gjoksi dhe mëlçia.
Deri më tani, Policia ka arrestuar tre persona që dyshohet se kanë lidhje me sulmin, të cilin ata e lidhin me ekstremizmin islamik.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e sulmit ndërkohë që Policia po heton edhe për të përfshirë të tjerë në këtë rast.