Një ish-ambasadore është emëruar si gruaja e parë që drejton shërbimet sekrete të Italisë.
Kryeministri Mario Draghi njoftoi zgjedhjen e Elisabetta Belloni në krye të Departamentit të Sigurisë së Informacionit.
Departamenti mbikëqyr shërbimet e inteligjencës së huaj dhe të brendshme të vendit dhe i raporton drejtpërdrejt qeverisë italiane.
Emërimi i saj u mirëprit nga politikanët italianë, përfshirë kreun e partisë së Lidhjes, Matteo Salvini, i cili e përshkroi atë si "një grua me guxim".
Artikuj të ngjashëm
-
Giorgia Meloni betohet si kryeministrja e parë femër e Italisë
-
Inteligjenca britanike do të udhëhiqet nga një grua për herë të parë në historinë 116-vjeçare
-
Meloni prin në sondazhe, por me italianët e përçarë
-
Biden i kërkon Melonit që ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën
-
Qeverisë së re italiane i kërkohet qëndrim më i qartë për Ukrainën