Ish-presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmedinejad i është rikthyer garës për të parin e shtetit në zgjedhjet që do të mbahen në muajin qershor.
I shoqëruar nga një numër përkrahësish, Ahmedinejad është regjistruar si kandidat në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në vitet e fundit, Ahmedinejadi është munduar që figurës së tij kundërthënëse t’i japë një kahe më centriste dhe vazhdimisht ka kritikuar qeverinë për keqmenaxhim.
Mohuesit të Holokaustit i ishte ndaluar gara nga lideri suprem, Ayotollah Khomeini, gjatë zgjedhjeve të vitit 2017. Sivjet, lideri suprem ka thënë se nuk do të kundërshtojë nominimin e ndonjërit kandidat, ani pse Këshilli Zgjedhor mund të bllokojë kandidaturën e Ahmedinejadit. Në cilindo rast, kthimi i populistit në skenën politike mund t’u japë shtysë kundërshtarëve irakianë që insistojnë për qëndrime më të rrepta ndaj Perëndimit, sidomos ndaj Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
-
Ahmadinexhadi synon rikandidimin për president të Iranit
-
Ahmadinejadi - dëshira e parealizuar e SHBA-së e Izraelit për ta vënë atë në krye të Iranit
-
Vritet ish-presidenti i Iranit Mahmoud Ahmadinejad
-
Udhëheqësi suprem i Iranit hap dyert për negociata me SHBA-në mbi programin bërthamor
-
Irani zgjedh reformistin Pezeshkian si president, ka premtuar të afrohet me Perëndimin