Ish-presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmedinejad i është rikthyer garës për të parin e shtetit në zgjedhjet që do të mbahen në muajin qershor.
I shoqëruar nga një numër përkrahësish, Ahmedinejad është regjistruar si kandidat në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në vitet e fundit, Ahmedinejadi është munduar që figurës së tij kundërthënëse t’i japë një kahe më centriste dhe vazhdimisht ka kritikuar qeverinë për keqmenaxhim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMohuesit të Holokaustit i ishte ndaluar gara nga lideri suprem, Ayotollah Khomeini, gjatë zgjedhjeve të vitit 2017. Sivjet, lideri suprem ka thënë se nuk do të kundërshtojë nominimin e ndonjërit kandidat, ani pse Këshilli Zgjedhor mund të bllokojë kandidaturën e Ahmedinejadit. Në cilindo rast, kthimi i populistit në skenën politike mund t’u japë shtysë kundërshtarëve irakianë që insistojnë për qëndrime më të rrepta ndaj Perëndimit, sidomos ndaj Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.