Një ish-ushtar fëmijë në Uganda i cili ishte bërë komandant në një grup famëkeq rebelësh, është burgosur për krime lufte.
Dominic Ongwen, tani 45-vjeçar, është dënuar me 25 vjet burg për krime që përfshijnë, vrasje, dhunime e torturë.
Ongwen është ish-ushtari i parë fëmijë në Uganda i cili dënohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve.
Ai ishte rrëmbyer nga grupi rebel LRA kur ishte vetëm nëntë vjeç por më vonë ishte bërë një komandant i frikshëm. Ai është dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve, për 61 nga 70 akuzat që e rëndonin për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Krimet lidheshin me sulmet në katër kampe të zhvendosjes së njerëzve në Uganda, në vitin 2004.
Më shumë se 4,000 viktima kanë dhënë dëshmitë e tyre për këtë rast, i cili është zhvilluar në Hagë.
Pavarësisht numrit të madh të krimeve të kryera, trupi gjykues i cili ia ka shqiptuar dënimin Ongewenit ka thënë të enjten se ata kanë vendosur që të mos i japin atij dënim të përjetshëm pasi ai ishte rrëmbyer si fëmijë derisa po shkonte në shkollë në vitet e 80-ta dhe është rritur nga rebelët të cilët i kishin vrarë prindërit e tij.