Botë

Blinken: SHBA-ja do të reagojë ndaj çdo veprimi të pamatur të Rusisë

Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken ka thënë për BBC-në se SHBA-ja do të reagojë ndaj çdo veprimi agresiv dhe të pamatur të Rusisë.

Blinken ka thënë se SHBA-ja është e përqendruar në veprimet si trajtimin e figurës opozitare Alexei Navalny, hakimin e “Solar Winds” dhe ndërhyrjen në zgjedhjet.

“Do të preferonim një marrëdhënie më stabile dhe të parashikueshme”, ka thënë Blinken.

Blinken ishte në Britani të Madhe për takim të ministrave të jashtëm të G7.

Në deklaratë Blinken ka kritikuar Moskën për sjelljen e papërgjegjshme dhe destabilizuese veçanërisht kundër Ukrainës dhe për sulmet kibernetike.