Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

37 të vdekur e 365 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 37 të vdekur dhe 365 raste të reja me COVID-19.

Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë kryer 2.820 testime të mostrave të dyshuara për koronavirus.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në 24 orët e fundit, janë shëruar 594 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë realizuar 721.446 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 152.367 persona.

Nga personat e infektuar, 132.765 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq jetën e kanë humbur 4.855 të tjerë. Numri i rasteve aktive arrin në 14.747.