Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

25 të vdekur e 393 raste pozitive me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se 25 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 393 raste të reja, ndërkaq janë shëruar 397 persona.

Numri total i të prekurve me COVID-19 në këtë shtet ka arritur në 193,846 raste, ndërkaq numri i të vdekurve ka shkuar në 6,783 që nga fillimi i pandemisë.