Botë

Putini do të marrë pjesë në Samitin e SHBA-së për klimën

Putini do të marrë pjesë në Samitin e SHBA-së për klimën
 

Kremlini ka njoftuar se presidenti rus Vladimir Putin do të flasë më vonë gjatë kësaj jave në një samit online për ndryshimet klimatike, të organizuar nga Shtetet e Bashkuara.

Putin “do të theksojë qasjen e Rusisë në aspektin e bashkëpunimit ndërkombëtar, me qëllim të tejkalimit të efekteve negative në ndryshimet klimatike globale”, ka thënë Kremlini përmes një deklarate të hënën.