Policia izraelite të shtunën kanë shpërndarë dhjetëra besimtarë myslimanë që ishin mbledhur në Portën e Damaskut në Jerusalem, një vend i popullarizuar publik gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, raporton AP.
Ishte nata e dytë e dhunshme që nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit më herët këtë javë.
Janë vendosur barriera të hekurit në shkallët e sheshit Porta e Damaskut për të parandaluar grumbullimin e besimtarëve myslimanë.
Lëvizja ka zemëruar myslimanët që shpesh mblidhen për të kaluar netët gjatë Ramazanit.
Edhe të enjten Policia izraelite kishte shpërndarë një turmë të myslimanëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Vazhdojnë përplasjet e palestinezëve me Policinë në Jerusalem
-
Palestinezët përplasen me policinë izraelite në Jeruzalem
-
Mbi 50 të arrestuar në dhunën mes palestinezëve e izraelitëve
-
Mijëra palestinezë falin Bajramin në Jerusalem, pavarësisht okupimit
-
Palestinezët ndjekin të qetë edhe lutjet e të Premtes së fundit të Ramazanit