Botë

SHBA-ja ka administruar me mbi 198 milionë doza të vaksinave anti-COVID

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë administruar deri më tani me mbi 198 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19, ndërkohë që ka shpërndarë mbi 255 milionë doza të tjera, ka bërë të ditur rë enjten, Qendra për Kontroll të Sëmundjeve dhe Parandalim.

Bëhet fjalë për vaksinat amerikane Moderna, Pfizer/BioNTexh dhe Johnson & Johnson.

Ndërkohë, të martën, Agjencia Federale e Shëndetit kanë rekomanduar pauzim në përdorimin e vaksinës J&J për pak ditë pasi gjashtë gra nën moshën 50-vjeçare kishin pësuar mpiksje të gjakut pasi kishin marrë këtë vaksinë.

Sipas agjencisë, deri më tani mbi 125 milionë banorë amerikanë e kanë pranuar të paktën një dozë derisa mbi 78 milionë janë vaksinuar plotësisht.