Botë

SHBA-ja dëbon 10 diplomatë rusë në hakmarrje ndaj sulmeve kibernetike

SHBA-ja dëbon 10 diplomatë rusë në hakmarrje ndaj sulmeve kibernetike
 

Shtëpia e Bardhë ka marrë vendim të enjten për dëbimin e dhjetë diplomatëve rusë dhe për zbatimin e sanksione të reja, të ashpra ndaj Rusisë.

Vendimi përbën kundërpërgjigjen e parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndërhyrjet ruse në zgjedhje presidenciale të vitit 2020 dhe sulmeve kibernetike ndaj agjencive qeveritare.