Shpërthim në Bruksel

Shpërthim në Bruksel

20 June 2017 21:50

Policia belge ka njoftuar se është evakuuar stacioni kryesor në Bruksel pasi është raportuar për një shpërthim.

Policia ka njoftuar se situata është nën kontroll dhe se kanë kapur një të dyshuar i cili kishte veshur një rrip eksploziv, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Edhe korrespodenti i grupit Koha në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se gjendja në vend tani është nën kontroll dhe gjithçka duket në rregull.

Ai ka thënë se ngjarja që ndodhi të martën në mbrëmje ishte dramatike, për shkak të frikës së belgëve pas sulmeve të kohëve të fundit në këtë vend.

Nuk dihet ende nëse ky është akt terrorist.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme