India ka iniciuar procedurë të përshpejtuar për përdorimin emergjent të vaksinave kundër COVID-19 të autorizuara në vendet perëndimore dhe në Japoni, duke e hapur rrugën për importimin e kurave të “Pfizerit”, “Johnson & Johnsonit” dhe “Modernas”.
Veprimi është ndërmarrë si rrjedhojë e shfaqjes në këtë vend të numrit më të lartë të rasteve me COVID-19 botërisht, gjatë muajit prill.
Ministria indiane e Shëndetësisë ka njoftuar se tani të gjitha vaksinave të autorizuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe nga rregullatorët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropës, Britanisë së Madhe dhe Japonisë mund t’u jepet leja për përdorim emergjent në vend.
Si prodhuesja më e madhe në botë e vaksinave, India deri më tani ka administruar më shumë se 106 milionë doza të kurave ndaj koronavirusit nëpër botë, por shumica e vendeve tani po përballen me mungesa shkaku i shpërthimit enorm të rasteve.
Vendi ka në përdorim aktualisht vetëm vaksinën e “AstraZenecas” dhe atë vendore të zhvilluar nga “Barat Biotech”.
Ndërkaq gjatë kësaj jave ka miratuar edhe vaksinën ruse “Sputnik 5” për përdorim emergjent.