Botë

Deficiti tregtar i SHBA-së u rrit në 71.1 miliardë dollarë në shkurt

Deficiti tregtar i SHBA-së u rrit në 71.1 miliardë dollarë në shkurt
 

Deficiti i tregtisë së jashtme të SHBA-së u rrit 4.8 për qind në shkurt, duke arritur një rekord 71.1 miliardë dollarë, sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Tregtisë.

Rritja e deficitit është pasojë e një rënie më të madhe të eksporteve sesa importet, pasi që ekonomia amerikane po rimëkëmbet më shpejt se ekonomitë e rivalëve të saj globalë, raporton Reuters.