Duma ruse ka miratuar sot ligjin për ndryshime kushtetuese, e përmes të cilave ndër të tjera do t’i lejohet presidentit Vladimir Putin të garojë për president.
Sipas një prej dispozitave të reja të Kushtetutës së Rusisë, Putinit do t’i lejohet të kandidojë edhe dy herë për president, shkruan “Sputnik”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIniciatorë për këto ndryshime kushtetuese janë deputetët Pavel Krashenikov dhe Olga Savastjanova si dhe anëtari i Këshillit Federal, Andrey Klishas, të cilët në nëntorin e shkuar dorëzuan në Dumën ruse kërkesën për ndryshime kushtetuese.
Vladimir Putin është në pushtet që nga viti 1999. Fillimisht ishte ushtrues detyre i presidentit, e nga viti 2000 herë ishte president e herë kryeministër. Nga viti 2012 ka mbajtur vetëm postin e presidentit, po ashtu pas ndryshimeve kushtetuese.