Botë

Pandemia përkeqëson problemin e diskriminimit në moshë

Foto: AP
 

Pandemia e koronavirusit e ka përkeqësuar diskriminimin e bazuar në moshë - një problem tashmë i përhapur në të gjithë botën, thanë Kombet e Bashkuara.

Në një raport të përbashkët, katër agjenci të OKB-së thanë se diskriminimi i lidhur me moshën është mbizotërues në të gjithë shoqërinë dhe se problemi nuk prek vetëm njerëzit e moshuar.