Botë

Vijojnë protestat në Birmani, vriten edhe katër persona

Forcat ushtarake në Birmani edhe të shtunën kanë vepruar dhunshëm kundër protestueseve anti grusht-shtet, duke lënë të vdekur së paku katër persona, njofton Independent.

Tre vdekje u raportuan në Mandalay, qyteti i dytë më i madh i vendit dhe një në Pyay, një qytet në jug-qendër të Birmanisë.

Eksperti i pavarur i të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara për Birmani, Tom Andrews, ka thënë të enjten se "raporte të besueshme" treguan se forcat e sigurisë në vendin e Azisë Juglindore kishin vrarë deri më tani të paktën 70 persona dhe citoi prova në rritje të krimeve kundër njerëzimit që kur ushtria dëboi qeverinë e Aung San Suu Kyi.

Protestat në Birmani kanë filluar që nga 1 shkurti, kur ushtria e vendit mori kontrollin e shtetit pasi akuzuan lideren Aung San Suu Kyi për manipulimin e zgjedhjeve.