Të paktën 8 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë kanë mbetur nën rrënoja pasi një ndërtesë është shembur afër Mandalay, qytetit të dytë më të madh në Birmani ku ndodhi tërmeti, sipas The Guardian.
“I tërë qyteti është ndikuar nga tërmeti. Ekipet e shpëtimit dhe spitalet janë të mbingarkuara. Ne po i menaxhojmë burimet e mbetura që i kemi në lagje”, ka deklaruar një dëshmitar për mediumin britanik.
“Dy persona, një burrë i moshës së mesme dhe një grua e moshuar, kanë vdekur si rezultat i shembjes së ndërtesës”, ka shtuar ai.
Birmania sundohet nga diktatura ushtarake që prej vitit 2021, duke e bërë qasjen në informacione të vështirë. Praktikisht, shteti kontrollon pothuajse të gjitha stacionet e radios, televizionit dhe mediave online.
Përdorimi i internetit është gjithashtu i kufizuar.
Tërmet me magnitudë 7.7 shkallë të Rihterit në Birmani, në Bangkok shpallet gjendje e jashtëzakonshme
Një tërmet me magnitudë prej 7.7 shkallë të Rihterit ka goditur Birmaninë qendrore të premten, kanë...-
Arrin në mbi 3,400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Birmani
-
Mbi 3,000 të vdekur nga tërmeti në Birmani
-
Ushtria e Birmanisë shpall armëpushim pas tërmetit që la të vdekur mbi 3 mijë persona
-
Zbehen gjasat për të mbijetuar, shkon mbi 2700 numri i të vdekurve nga tërmeti në Birmani
-
Pa rrymë, pa ujë, pa tualete