YouTube ka larguar nga platforma e saj pesë kanale të lëshuara nga ushtria e Birmanisë, për shkak të dhunës së vazhdueshme ndaj protestuesve, e cila kanë shkaktuar dhjetëra vdekje deri më tani.
Platforma e shpërndarjes së videove ka bërë të ditur të premten se ka larguar kanalet e ushtrisë birmaneze, me udhëzim të komunitetit të saj, njofton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBirmania është duke u përballur që më shumë se një muaj me protesta të vazhdueshme për të kundërshtuar grusht-shtetin nga ushtria.
Deri më tani janë vrarë 55 persona si pasojë e dhunës së përdorur nga policia në Birmani ndaj protestuesve të cilët po ashtu po kërkojnë lirimin e lideres Aung San Suu Kyi e cila kishte fituar zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar, zgjedhje të cilat ushtria i ka konsideruar si të manipuluara.
“Kemi larguar disa video nga YouTube me sugjerim të komunitetit tonë dhe ligjeve në fuqi”, ka thënë zëdhënësi i kësaj platforme.
YouTube është pronë e Alphabet, kompani e cila ka në pronësi edhe Google.