Botë

Kurz kërkon aprovimin e “pasaportës së gjelbër” për të vaksinuarit kundër COVID-19

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz do ta nxisë Bashkimin Evropian të enjten që ta aprovojë një “pasaportë të gjelbër” për personat që janë të mbrojtur nga koronavirusi, tha ai.

“Kemi nevojë për ‘pasaportë të gjelbër’ për të gjithë ata që janë vaksinuar ose që kanë imunitet pasi e kanë kaluar koronavriusin, ose kanë bërë një test (negativ)”, tha Kurz, dy ditë para se të mbahet samiti i liderëve evropianë për pandeminë.

“Kemi nevojë për lirinë e udhëtimit në BE, pavarësisht a është për biznes apo arsye private. Duam të kemi mundësinë të shkojmë sërish në ngjarje kulturore, në gastronomi, biznese hotelesh”, shtoi ai, shkruan CNN.

Evropa qendrore është bërë pika me përhapje të gjerë të COVID-19, ku Austria po përballet me shpërthim të një varianti të ri i identifikuar në Afrikën Jugore.

Kurz tha se do ta prezantojë propozimin e tij në samitin e BE-së dhe se shpreson në zgjidhje.

Nëse pasaporta e gjelbër dështon të marrë mbështetje nga të gjithë anëtarët, Kurz tha se do ta prezantojë një zgjidhje tjetër. Thotë se do të përpiqet të gjejë mbështetje në sa më shumë shtete fqinje dhe të tjera për ta bërë këtë gjë.