Botë

Blinken: SHBA-ja synon zgjatjen e ujdisë bërthamore me Iranin

Blinken: SHBA-ja synon zgjatjen e ujdisë bërthamore me Iranin
 

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka bërë të ditur të hënën se Shtetet e Bashkuara do të synojnë fuqizimin dhe zgjatjen e marrëveshjes midis fuqive botërore dhe Iranit për frenimin e programit bërthamor të vendit.

Agjencia e OKB-së për mbikëqyrje bërthamore ka njoftuar më herët se ka arritur ujdi me Iranin për zbutjen e ndikimit të hapave që Teherani planifikon t’i ndërmarrë këtë javë, përfshirë përfundimin e inspektimeve.