Kryeministri i Gjeorgjisë, Giorgi Gakharia, ka dhënë dorëheqje pas planeve për të arrestuar liderin e opozitës. Gakharia ka thënë se kjo lëvizje do të shkaktonte “eskalim politik”, raporton BBC.
Gakharia ka thënë se një vendim i gjykatës për të arrestuar Nika Melian, paraqet “rrezik për shëndetin dhe jetët e qytetarëve”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMelia akuzohet për organizim të dhunës gjatë protestave anti-qeveritare në vitin 2019.
Ai mohon akuzat, por përballet me nëntë vjet burgim në rast se shpallet fajtor.
Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë nëpërmjet një postimi në Twitter ka thënë se arrestimi i Melias është “pezulluar përkohësisht”, pasi kryeministri ka njoftuar dorëheqjen sot në mëngjes.
Më herët këtë javë, një gjykatë në Tbilisi ka urdhëruar që lideri i opozitës Melia të arrestohet, pasi ka dështuar të paguajë një shifër të madhe për liri me dorëzani.