Botë

BE-ja do t’i detyrojë kompanitë farmaceutike që t’i respektojnë kontratat e nënshkruara

BE-ja do t’i detyrojë kompanitë farmaceutike që t’i respektojnë kontratat e nënshkruara
 

Bashkimi Evropian do t’i detyrojë kompanitë farmaceutike që të respektojnë marrëveshjet që i kanë nënshkruar për furnizim me vaksina anti-COVID, ka thënë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, raporton agjencia Reuters. 

Pfizer Inc. javën e kaluar ka thënë se përkohësisht po ngadalëson furnizim me vaksina për Evropën për të bërë ndryshime në prodhim, që do të rriste kapacitetet prodhuese. Të premten, edhe AstraZeneca ka thënë se dërgesat fillestare në Evropë do të jenë më të ulëta, shkaku i një problemi në prodhim.