Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Serbi ka arritur varianti britanik i koronavirusit

Foto: Facebook

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se ka ardhur varianti britanik i koronavirusit në Serbi. Ai ka treguar se një udhëtare që erdhi nga Londra në Serbi ishte e infektuar me variantin britanik që është dukshëm më ngjitës.

“Varianti britanik i koronavirusit ka arritur në Serbi, dhe jam shumë i frikësuar. Një udhëtare që erdhi nga Londra në Serbi e solli këtë variant në territorin e Serbisë. Dua të ju lajmëroj se varianti i ri i koronavirusit ka arritur në Serbi, kemi të dhëna zyrtare. Jam i frikësuar, për këtë arsye edhe po nxitojmë me vaksinim. Dje më ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Lonçari”, ka thënë Vuçiq në intervistë për televizionin “Prva”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo