Botë

Në prag të inaugurimit presidencial, masa të pashembullta sigurie dhe një shkëputje nga tradita

Në prag të inaugurimit presidencial, masa të pashembullta sigurie dhe një shkëputje nga tradita
Foto: AP
 

Zyrtarët e sigurisë në Shtetet e Bashkuara thonë se po marrin të gjitha masat paraprake për të mbrojtur nga një sulm i mundshëm gjatë inaugurimit presidentin e zgjedhur Joe Biden të mërkurën në shkallët e Capitolit të SHBA, përfshirë kontrollin e sigurisë nga FBI-ja me 25.000 anëtarë të Gardës Kombëtare të dislokuar në Uashington për ceremoninë.

"Megjithëse nuk kemi informacione zbulimi për ndonjë kërcënim të brendshëm, ne nuk po lëmë asnjë gur pa kthyer për të siguruar kryeqytetin", tha në një deklaratë sekretari në detyrë i Mbrojtjes Christopher Miller.