Botë

Vaksinimi për COVID-19 në Indi has në pengesë shkaku i problemeve në aplikacion

Fushata e vaksinimit për COVID-19 në Indi ka hasur në pengesë në ditën e parë, për shkak të problemeve në aplikacionin e quajtur Co-Win, që po përdoret për të koordinuar fushatën, raporton agjencia Reuters.

Disa zyrtarë të përfshirë në programin e imunizimit kanë treguar prë problemet në aplikacionin.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka lansuar të shtunën atë që qeveria e tij e përshkroi si programin më të madh të vaksinimit në botë. India ka raportuar numrin e dytë më të madh të rasteve me koronavirus pas SHBA-së.

Aplikacioni Co-Win, i zhvilluar nga qeveria e Indisë, ka synim të ndihmojë duke njoftuar punonjësit shëndetësorë se cilët janë të parët për t’u vaksinuar dhe po ashtu të lejojë zyrtarët që të monitorojnë dhe menaxhojnë këtë fushatë.

Por, shumë punonjës shëndetësorë, që ishte paraparë të merrnin vaksinat, nuk kanë marrë mesazh të shtunën, ka thënë një zyrtar i lartë në departamentin e Shëndetësisë te shteti perëndimor Maharashtra.

“Ne planifikonim të vaksinonim 28.500 persona dje, por arritëm të vaksinonim vetëm 18.328 shkaku i problemeve me aplikacionin Co-Win”, ka njoftuar zyrtari.

India po synon të vaksinojë më tepër se 300 mijë persona në ditë, por vetmë 191.181 u vaksinuan të shtunën, sipas shifrave zyrtare.

Në shtetin lindor Odisha, zyrtarët po ashtu kanë raportuar probleme me aplikacion. Nga autoritetet shëndetësorë në këtë shtet, është thënë se janë kontaktuar direkt njerëzit me telefon, për shkak të problemeve.