Botë

SHBA-ja ul numrin e trupave në Afganistan në 2.500

SHBA-ja ul numrin e trupave në Afganistan në 2.500
 

Ushtria amerikane ka ulur numrin e trupave në Afganistan në 2.500. Ky është niveli më i ulët i pranisë amerikane në gati dy dekada, thanë nga Pentagoni më 15 janar.

Presidenti amerikan, Donald Trump, urdhëroi tërheqjen e rreth 1.500 trupave në nëntor, duke nxitur një reagim të ashpër nga Kongresi pasi vendimi u mor në një kohë të sulmeve të vazhdueshme të talibanëve ndaj qeverisë afgane, megjithëse të dyja palët janë angazhuar në bisedime të paqes.