Botë

Turma që bastisi Capitolin synonte “kapjen dhe vrasjen e ligjvënësve”

Turma që bastisi Capitolin synonte “kapjen dhe vrasjen e ligjvënësve”
 

Prokurorët federalë kanë ofruar dëshmi se turma e mbështetësve të presidentit amerikan, Donald Trump, që iu vërsul ndërtesës së Capitolit më 6 janar, kishte në plan që të kapte dhe të vriste zyrtarët e zgjedhur.

Kjo dëshmi është pjesë e një kërkese për mbajtjen në paraburgim të Jacob Anthony Chansleyt, i njohur për pamjen e tij prej vikingu në skenat e kaosit në Washingtonit. “Prova të forta, përfshirë fjalët dhe veprimet e Chansleyt në Kapitol, përkrahin dyshimet se qëllimi i kryengritësve ishte kapja dhe vrasja e zyrtarëve të zgjedhur në Qeverinë e Shteteve të Bashkuara”, thuhej në arsyetimin e prokurorëve të Qeverisë.