Botë

Vdes mjeku personal i Papës

Mjeku personal i Papës, Fabrizio Soccorsi, ka vdekur si pasojë e koronavirusit. Mediat italiane raportojnë se ai ishte shtrirë në spitalin Gemelli të Italisë për një sëmundje onkologjike.

Soccorsi, 78-vjeçar, ishte zgjedhur mjeku personal i Papës Françesku në vitin 2015.

Papa Françesku gjatë së shtunës ka bërë thirrje për vaksinim me vaksinën anti-Covid.