Botë

Profesorët i bashkohen protestës kundër rektorit të Erdoganit

Foto: Reuters
 

Stamboll, 5 janar (Reuters) – Mësimdhënësit dhe personeli i fakulteteve në Universitetin Boaziçi kanë protestuar të martën kundër rektorit të ri të emëruar nga presidenti turk, Rexhep Tajip Erdoan, në ditën e dytë të demonstratave kundër këtij veprimi që e konsiderojnë jodemokratik.

Në një dekret të publikuar të dielën, Erdogani e emëroi Melih Bullun, i cili ka doktoruar në menaxhimin e biznesit, si rektor të Universitetit Boaziçi në Stamboll. Policia ka kryer të martën 24 bastisje të ndryshme të lidhura me protestat, duke arrestuar shtatëmbëdhjetë persona, dy prej të cilëve studentë të Boaziçi, ka njoftuar guvernatori i Stambollit. Ata ishin në listën e të kërkuarve, ku përfshihen edhe njëmbëdhjetë persona të tjerë. Një grup mësimdhënësish dhe personeli akademik janë mbledhur edhe të martën në kohën, kur Bulu po betohej. Ata në shenjë proteste i kanë kthyer shpinën ndërtesës së rektoratit.