Botë

Izraeli miraton vaksinën tjetër, në janar synon t’i vaksinojë të gjitha grupet e ndjeshme

Foto: Reuters

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit ka miratuar vaksinën anti-COVID, të prodhuesit amerikan “Moderna”, duke u bërë vendi i tretë që miraton këtë vaksinë.

Ky shtet ka siguruar gjashtë milionë doza dhe ato do të nisin të shpërndahen në janar.

“Moderna” është miratuar për përdorim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada deri tash, dhe është duke u shikuar nga autoritetet në Bashkimin Evropian, Singapor, Zvicër e Britani të Madhe.

Izraeli ka nisur vaksinimin në shkallën më të lartë në botë dhe synon të vaksinojë të gjitha grupet e ndjeshme deri në fund të janarit. Vaksinimi kishte nisur më 19 dhjetor me vaksinën e zhvilluar nga “Pfizer-BioNTech”.

Banka e Izraelit ka thënë të hënën se pret që ekonomia të ringjallet shpejt më 2021 nëse vazhdon trendi i shpejtë i vaksinimit.

Në anën tjetër, “Moderna” ka thënë se sivjet do të prodhojë 600 milionë doza të vaksinës anti-COVID-19, 100 milionë më shumë se që ishte parashikuar fillimisht.

bo