Agjencia Evropiane e Barnave ka deklaruar se intervali maksimal prej 42-ditësh mes dozës së parë dhe të dytë të vaksinës së Pfizerit-BioNTech, duhet të respektohet për të pasur efektshmëri të plotë.
Agjencia ka bërë me dije se dëshmitë e efikasitetit bazohen në një studim ku administrimi ishte bërë nga 19 deri në 42 ditë me diferencë. Ajo ka theksuar se mbrojtja e plotë vjen shtatë ditë pas përforcuesit, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy kompanitë që shpikën vaksinën anti-Covid kanë deklaruar gjithashtu se efektshmëria e vaksinës arrihet në rast se respektohet periudha e caktuar e përdorimit.