Botë

Kisha greke u thotë priftërinjve të injorojnë urdhrin e qeverisë për mbyllje

Foto: AP
 

Kisha Ortodokse e Greqisë ka kundërshtuar urdhrin e qeverisë për mbylljen e vendeve fetare për një javë, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit duke marrë masa më strikte para hapjes së planifikuar të shkollave.

Kisha ka lëshuar një deklaratë të hënën drejtuar priftërinjve duke u bërë thirrje që t’i pranojnë besimtarët në shërbimin për pagëzim të mërkurën. Këshilli i Shenjtë tha se “nuk pranon” masat e reja të vëna nga 3 deri më 10 janar dhe se do të dërgojë letër proteste qeverisë.