Botë

Refuzohet ekstradimi i Assanges në SHBA nga “rreziku për vetëvrasje”

Foto: Reuters
 

Një gjykatës britanik ka vendosur të hënën se themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, nuk duhet të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përballjen me akuzat kriminale të shkeljes së një ligji për spiunazh, duke thënë se problemet e tij të shëndetit mendor mund të përbëjnë rrezik për vetëvrasje.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë të insistojnë në kërkesën për ekstradimin e australianit Assange dhe se prokurorët amerikanë do të paraqesin ankesë lidhur me vendimin e Gjykatës Supreme të Londrës.