Botë

Tetë të rinj vdesin si pasojë e ngufatjes prej gazit gjatë festimeve në Bosnje

Tetë të rinj mes moshës 18 dhe 19 vjeçare kanë vdekur si pasojë e ngufatjes nga gazi në një shtëpi vikendi në Posushje të Bosnjes, ku po festonin natën e Vitit të Ri, kanë njoftuar autoritetet.

“Kishte të rinj të tjerë që po e festonin Vitin e Ri në shtëpinë afër. Ata vunë re se askush s’po lëvizte dhe pasi hynë brenda, panë që të tetë njerëzit të shtrirë, pa shenja jete dhe kanë thirrur policinë”, ka thënë ministri i Brendshëm i kantonit të Hercegovinës Perëndimore, Milan Galiq.

Dyshohet se shkak i vdekjes ishte asfiksia, por s’janë dhënë detaje të tjera. Hetimi ka nisur, e Policia pritet të nxjerrë informata të mëtejme.

Tragjedia ishte raportuar në mëngjesin e së premtes.

Sipas informatave jozyrtare, siç raporton “Klix”, të vdekur ishin katër vajza dhe katër djem.