Derisa po shënohet një vjet nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 në Kinë, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i ka nxitur shtetet që të sigurohen se vaksinat po mundësohen për njerëzit kudo në rrezik e jo vetëm në vendet e pasura.
Tedros Adhanom Ghebreyesus ka apeluar të blihen vaksina kundër koronavirusit prej 4 miliardë eurosh për t’i dhuruar në shtetet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi po ashtu ka nxitur shtetet që të luftojnë teoritë konspirative dhe sulmet mbi shkencën, shkruan Reuters.
Një ekip i OBSH-së do ta vizitojë Kinën javën e parë të janarit për të hetuar origjinën e COVID-19 që kishte nisur në qytetin e Wuhanit.