Botë

Argjentina legalizon abortin

Kongresi i Argjentinës e ka legalizuar abortin deri në javën e 14 të shtatzënisë.

Senatorët kanë votuar projektligjin pas një seance që mori 38 vota për, 29 kundër e një abstenim.

Projektligji tashmë është aprovuar nga deputetët dhe është mbështetur nga presidenti Alberto Fernandez.

Aprovimi për abortin vjen dy vjet pasi senatorët kishin votuar kundër legalizimit të tij, shkruan BBC. 

Kisha Katolike e cila ka ndikim të madh në Amerikën Latine, ka kundërshtuar këtë lëvizje. Ajo ka thirrur senatorët të kundërshtojnë projektligjin. Papa Françesku, i cili është argjentinas, ka shkruar dosa orë para se të votohej, se “çdo i dëbuar, është fëmijë i Zotit”.