Botë

Trumpi i vë veto projektligjit për mbrojtje

Trumpi i vë veto projektligjit për mbrojtje
Foto: Reuters
 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka vënë veto projektligjit për shpenzime në mbrojtje, që është miratuar në Kongres këtë muaj.

Ai vazhdon të kundërshtojë dispozitat që kufizojnë mundësinë e largimit të trupave amerikane nga Afganistani dhe Evropa, si dhe që të largojë emrat e liderëve të Konfederatave nga bazat ushtarake, njofton agjencia Reuters.