Botë

Dënohen bashkëpunëtorët e sulmuesve të Charlie Hebdo

Protestat në mbështetje të revistës Charlie Hebdo
 

Një gjykatë franceze dënoi të mërkurën 14 bashkëpunëtorë në lidhje me sulmet e janarit 2015 ndaj revistës satirike Charlie Hebdo dhe një supermarketi hebraik në Paris.

Mes të dënuarve është edhe Hayat Boumeddiene, ish-partnerja e ekstremistit islamik Amedy Coulibaly, që kishte lidhje me personat e armatosur përgjegjës për sulmin ndaj Charlie Hebdo.