Kompania ajrore ruse Aeroflot të martën ka thënë se do të ketë një zonë të caktuar në aeroplanët e saj për pasagjerët që refuzojnë të mbajnë maska, raporton agjencia Reuters.
“Do të ketë ulëse të caktuara për pasagjerët që refuzojnë të mbajnë maska pasi të mbyllen dyert e aeroplanit”, ka thënë zëdhënësja e Aeroflot, Yulia Spivakova.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka shtuar se është një praktikë e zakonshme dhe se janë masa të nevojshme.
Aeroflot të hënën kishte thënë se do të lejohen në aeroplanë vetëm pasagjerët që mbajnë maskë që u mbulon plotësisht gojën e hundën.
Që nga fillimi i pandemisë në Rusi janë regjistruar 2.7 milionë të infektuar dhe afro 48 mijë të vdekur.