Kompania ajrore ruse Aeroflot të martën ka thënë se do të ketë një zonë të caktuar në aeroplanët e saj për pasagjerët që refuzojnë të mbajnë maska, raporton agjencia Reuters.
“Do të ketë ulëse të caktuara për pasagjerët që refuzojnë të mbajnë maska pasi të mbyllen dyert e aeroplanit”, ka thënë zëdhënësja e Aeroflot, Yulia Spivakova.
Ajo ka shtuar se është një praktikë e zakonshme dhe se janë masa të nevojshme.
Aeroflot të hënën kishte thënë se do të lejohen në aeroplanë vetëm pasagjerët që mbajnë maskë që u mbulon plotësisht gojën e hundën.
Që nga fillimi i pandemisë në Rusi janë regjistruar 2.7 milionë të infektuar dhe afro 48 mijë të vdekur.
Artikuj të ngjashëm
-
Britania do të vendosë sanksione të reja ndaj linjave ajrore të Rusisë
-
Rusia shkel vendimin e Kanadasë për ndalim të fluturimeve
-
Moska paralajmëron kundër “hipotezave” për rrëzimin e aeroplanit në Kazakistan
-
Mbyllen hapësirat ajrore në Rusi, u identifikua një objekt i panjohur
-
Pas thirrjes së Putinit për mobilizim ushtarak, rusët po ikin nga vendi