Botë

Udhëheqësi i republikanëve në Senat njeh Bidenin fitues të zgjedhjeve

Udhëheqësi i republikanëve në Senat njeh Bidenin fitues të zgjedhjeve
Mitch McConnel (Foto: AP)
 

Udhëheqësi i shumicës republikane të Senatit amerikan, Mitch McConnell, uroi të martën presidentin e zgjedhur demokrat Joe Biden dhe nënpresidenten e zgjedhur Kamala Harris për fitoren e tyre në zgjedhjet e 3 nëntorit, duke i dhënë fund heshtjes së gjatë për rezultatin e garës presidenciale.

Në komentet e tij në sallën e senatit, McConnell pranoi fitoren e demokratëve pas rezultatit zyrtar të Kolegjit Zgjedhor të hënën.