Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) i ka propozuar Qeverisë së Maqedonisë së Veriut masa të reja shtrënguese, sipas të cilëve do të ndalohet puna në restorante pas orës 18:00, ndërsa po ashtu do të jetë i ndaluar grumbullimi në familje gjatë festave të fundvitit. Po ashtu nuk do të lejohen grumbullimet në sheshe e vende pune, njofton Alsati.
KSI-ja i ka rekomanduar Qeverisë pakon e re të masave për periudhën nga 18 dhjetori deri më 21 janar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rekomandimet për masa restriktive janë në drejtim të riorganizimit të orarit të punës për objektet hotelierike, rekomandime për grumbullimet publike, rekomandime për bashkësitë fetare, organizatat e ndryshëm të punës dhe rekomandime që kanë të bëjnë me punën e restoranteve në objektet hotelierike”, deklaroi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.
Rekomandimi do të jetë që objektet që hyjnë në kuadër të gastronomisë të mbyllen në ora 18:00 në vend të orës 21:00, siç ishte deri tani.
Në seancën e sotme të KSI-së prezentë ishin edhe përfaqësuesit e Odës së pavarur hotelierike të cilët shprehën mospajtimet e tyre me pakon e re të masave shtrënguese të cilat kanë të bëjnë me riorganizimin e orarit të punës me objektet hotelierike dhe dorëzuan deri tek Komisioni propozime të tyre.